Site icon Telegrafi

Paralajmërimi i OPEC-ut për prodhimin ditor ul kërkesën për naftë

Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe disa vende aleate joanëtare, gjatë takimit të OPEC-ut në Vjenë kanë vendosur të reduktojnë prodhimin ditor të naftës për të balancuar tregun botëror të naftës.

OPEC-u njoftoi se do të reduktojë prodhimin e përgjithshëm në mesin e anëtarëve të saj me 1.2 milionë fuçi në ditë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2019, në një përpjekje për të shmangur një ngadalësim botëror në furnizime dhe ngritjen e çmimeve, përcjell Telegrafi.

Analistët janë të ndarë nëse shkurtimet do të jenë të mjaftueshme për të nxitur çmimet deri në 60 dollarë, pasi disa parashikojnë ulje të kërkesës për naftë. Çmimet e naftës janë ulur ndjeshëm që nga muaji tetor me shenja të një ngadalësimi ekonomik, ndërkohë, Administrata e Informacionit për Energjinë në SHBA njoftoi javën e shkuar se furnizimet e naftës së papërpunuar ranë me 7.3 milionë fuçi, që njëherë është rënia e parë e naftës së papërpunuar brenda 11 javëve.

Lexo po ashtu OPEC vendos të shkurtojnë prodhimin ditor të naftës

Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet me 52.52 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version