Site icon Telegrafi

Paralajmërimi nga profesori – coronavirusi mund të ndryshojë dhe të bëhet edhe më shumë vdekjeprurës

Përhapja e coronavirusit mund të përkeqësohet shpejt dhe të bëhet edhe më vdekjeprurëse pasi ai vazhdon të përhapet në të gjithë botën, ka paralajmëruar një virolog  australian.

Profesori Trevor Drew është drejtor i Laboratorit australian të Shëndetit të Kafshëve në CSRIO në rajonin Victoria, ku përpjekjet me shpejtësi për të zhvilluar një vaksinë për virusin janë duke u zhvilluar tani, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimi i tij vjen ndërsa një avion Qantas pret në gatishmëri për të fluturuar në drejtim të Wuhan, epiqendrën e virusit, ku janë rreth 600 australianë.

Pak më shumë se një e katërta e atyre Australianëve janë regjistruar në Departamentin e Punëve të Jashtme për t’u evakuuar.

Ata më pas do të qëndrojnë në një qendër karantine për dy javë para se të kthehen në shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version