Zëdhënësit e shtetit islam Muxhahidi Ebu Muhamed el-Adnani esh-Shamianit dhe i ashtuquajturi Shejhu kanë bërë thirrje për sulme terroriste në mbarë botën. Fjalimi është shpërndarë në faqen e ISIS, ‘’Hilafeti’’ edhe në gjuhën shqipe.
Fjalimi është tepër i gjatë dhe në të flitet për teori të zakonshme të ideologjisë së ISIS-it. Sipas deklaratës së zëdhënësit të shtetit islamik, Ramazani shpallet muaji i luftimit. Ai bën thirrje që Ramazani të jetë një muaj shkatërrues për të gjithë ata që nuk besojnë.
“Ja ku është Ramazani, muaji i luftimit dhe xhihadit ka arritur tek ju. Muaji i pushtimeve. Pra përgatituni dhe qëndroni në gatishmëri. Çdo kush prej jush le të jetë i kujdesshëm, që të qëndroi si luftëtar duke kërkuar atë që është te Allahi”, citohet të ketë thënë zëdhënësi sipas dokumentit të përkthyer në gjuhën shqipe.
Që nga video e parë në gjuhën shqipe ku u kërcënua gjithë Ballkani, ISIS e ka shpeshtuar komunikimin në gjuhën shqipe, duke përhapur idetë terroriste të shkatërrimit të njerëzimit në emër të zotit.