Prezervativët janë të dedikuar për një përdorim.
Përdorimi i prezervativit gjatë seksit është shumë i thjeshtë: hapeni paketimin, vendoseni në penis dhe pas seksit hidheni në bërllok dhe herën tjetër përdoreni të riun, transmeton Telegrafi.
Prezervativi përdoret vetëm një herë! Edhe pse për shumicën duket e çuditshme, ekzistojnë njerëz të cilët riciklojnë prezervativët dhe i përdorin disa herë.
Qendra për kontrollin dhe preventivën e sëmundjeve është detyruar të bëjë publikim nëpërmjet të cilit apelon te të gjithë përdoruesit e prezervativëve.
– Po e publikojmë këtë sepse njerëzit këtë gjë e bëjnë. Mos i lani prezervativët tuaj! Përdorni të rinj dhe të papërdorur për çdo marrëdhënie seksuale, qëndron në komunikatë.
Përdorimi i serishëm i prezervativit shton shanset që ai të shqyhet gjatë përdorimit të ardhshëm dhe nuk do të jetë i mirë për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Edhe pse ende na duket e pabesueshme, hulumtimet tregojnë që shumica e njerëzve e përdorin prezervativin ashtu siç nuk duhet.
Gabimi më i madh është që verifikojnë a është prezervativi i dëmtuar, sepse 75 për qind e meshkujve e hedh para se të verifikojë nëse është i shqyer gjatë seksit.
Gabimet e tjera janë heqja e prezervativit shumë shpejt, duke mos i lënë pak hapësirë në majë prezervativit për spermën dhe vënia mbrapsht.
Përdorni prezervativët në mënyrën e duhur. Sot mund t’i gjeni në të gjitha barnatoret dhe në marketet e furnizuara mirë. Nuk ka nevojë që një prezervativ ta përdorni disa herë. /Telegrafi/