Site icon Telegrafi

Paralajmërimi ‘bombë’ në Old Trafford – Man Utd vendos gjithë skuadrën në shitje, përveç tre lojtarëve

Klubi anglez, Manchester United thuhet se është i hapur për të shitur shumicën apo thuajse gjithë skuadrën e tij këtë afati kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq janë të vendosur të kenë një sezon produktiv sezonin e ardhshëm, pavarësisht se kush është trajner i ekipit.

Hierarkia e re e klubit, e udhëhequr nga bashkëpronari Sir Jim Ratcliffe dhe drejtori i ri Omar Berrada, do të mbikëqyrë një rregullim të skuadrës.

Sipas mediumit The Telegraph, drejtuesit tashmë janë të bindur se mund ta lejojnë largimin e shumicës së lojtarëve.

Ky medium shton se Marcus Rashford do të lejohet të largohet kur të hapet afati kalimtar nëse vjen një ofertë e madhe.

As Bruno Fernandes nuk mendohet të jetë i sigurt, duke pasur parasysh moshën dhe pagën e lartë.

Vetëm tre lojtarë – Kobbie Mainoo, Alejandro Garnacho dhe Rasmus Hojlund – janë plotësisht të sigurt për të ardhmen e tyre në Old Trafford. /Telegrafi/

Exit mobile version