Site icon Telegrafi

Paralajmërime të reja për përmbytje në Spanjë ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga reshjet e fundit

Një paralajmërim moti është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit.

Bëhet e ditur se paralajmërimet portokalli janë lëshuar për pjesë të Spanjës jugperëndimore – zona rreth Seviljes poshtë drejt Gjibraltarit.

Paralajmërimet e fundit vijnë vetëm dy javë pasi përmbytjet në Valencia dhe pjesë të tjera të vendit vranë më shumë se 200 njerëz, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Në Malaga u ndërprenë të gjitha shërbimet e trenave. Disa fluturime tani kanë rifilluar pas ndërprerjeve fillestare.

Siç raportohet, shërbimet e urgjencës në provincë kanë zhvendosur 3,000 njerëz nga shtëpitë e rrezikuara nga përmbytjet pranë lumit Guadalhorce në perëndim të qytetit.

Ndryshe, moti i pafavorshëm mund të çojë në humbje totale prej më shumë se 4 miliardë euro, sipas agjencisë së vlerësimit Morningstar DBRS. /Telegrafi/

Exit mobile version