Telegrafi

Paralajmërime për rrezik të shtuar të sulmeve terroriste në Evropë

Departamenti i shtetit i SHBA-së ka paralajmëruar për një rrezik të shtuar të sulmeve terroriste gjithandej Evropës, gjatë periudhës së festave të fundvitit, me paralajmërimin për qytetarët amerikanë që të jenë të kujdesshëm.

Departamenti nuk saktësoi vendet dhe as datat në paralajmërimin e tij të 21 nëntorit, që i pason paralajmërimet e tjera për kujdes të publikuara në të kaluarën

Por ai tregoi për festën e Falënderimeve në SHBA, më 24 nëntor dhe festën e Krishtlindjeve më 25 dhjetor

“Qytetarët e SHBA-së duhet të tregojnë kujdes në festa, ngjarje dhe në tregjet në vendet e hapura”, thuhet në paralajmërim.

“Informacionet kredibile japin të kuptohet (Shteti Islamik, al-Kaida, partnerët e tyre) vazhdojnë të planifikojnë sulme terroriste në Evropë, me përqendrim në sezonin e festave që po vijnë dhe ngjarjet e ndërlidhura”, thuhet në kumtesë. /REL/