Telegrafi

Paralajmërime për bombë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, Lil Nas X arrin me vonesë në premierën e filmit të tij

Lil Nas X u detyrua të mbërrinte vonë në premierën e dokumentarit të tij, “Lil Nas X: Long Live Montero”, për shkak të një ‘kërcënimi me bombë’ gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto të shtunën.

Shfaqja speciale në këtë aktivitet ishte menduar të bëhej në orën 22:00 sipas kohës lokale, dhe bashkë-regjisorët e artistit muzikor Carlos Lopez Estrada dhe Zac Manuel, si dhe redaktori Andrew Morrow, kishin mbërritur tashmë në tapetin e kuq pak më parë.

Megjithatë, pikërisht kur reperi 24-vjeçar mbërriti në premierë, organizatorët u bënë të vetëdijshëm për një kërcënim me bombë që synonte fituesin e “Grammy” -së ‘për shkak se ai është një artist queer me ngjyrë’, një burim i tha Variety – i cili raportoi fillimisht incidentin e supozuar, shkruan DailyMail.

Mbërritja e yllit në tapetin e kuq thuhet se u vonua me 20 minuta pasi siguria e TIFF kontrolloi teatrin Roy Thomson Hall ku u mbajt premiera – por arriti në përfundimin se “nuk kishte një kërcënim të besueshëm”.

Krijuesi i hitit “Old Town Road” shpejt mundi t’i bashkohej të tjerëve në tapetin e kuq, me shfaqjen që filloi me 30 minuta vonesë, raportoi media.

Lil Nas X – emri i vërtetë i të cilit është Montero Lamar Hill – iu bashkua familja e tij, e cila me krenari e mbështet këngëtarin, duke përfshirë babanë e tij Robbert Stafford.

Dokumentari i artistit muzikor hedh një vështrim më të afërt në ngritjen e tij drejt famës dhe suksesit në industri dhe ‘ndjek reperin, këngëtarin dhe kompozitorin pasardhës…ndërsa ai nis turneun e tij të parë ndonjëherë’, sipas një përmbledhjeje të IMDB .

“Ky film diaristik është një portret intim i një artisti që lundron në identitetin, familjen, pritjet dhe pranimin”, vazhdoi përshkrimi.

Pak para premierës zyrtare të filmit, Lil Nas X foli për Variety në lidhje me dokumentarin dhe shprehu ndikimin që shpreson të ketë projekti.

Performuesi – i cili publikisht doli si homoseksual në qershor 2019 – vazhdoi, “Ndjehem sikur jetojmë në një brez ku njerëzit queer zezakë vërtet kontrollojnë kulturën dhe ata po ndihmojnë me të vërtetë ta çojnë botën në një nivel tjetër”.

Ai gjithashtu shprehu se si ndihej për të hyrë në industrinë e filmit, si pjesëmarrja në një premierë në tapetin e kuq.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lil Nas X

“Dua të them, jam i emocionuar të shkoj atje dhe të shoh se çfarë mendojnë njerëzit, dhe gjithashtu, nuk kam qenë kurrë në një festival filmi, kështu që ndoshta do të takoj njerëz dhe do të ndërtoj disa marrëdhënie në të ardhmen”, tha ai.

Më vonë, kur Lil Nas X mundi t’i bashkohej të tjerëve në tapetin e kuq pas vonesës, reperi ndaloi për një foto me krijuesit e filmit.

 

Ai jo vetëm që iu bashkua familjes dhe regjisorëve në tapetin e kuq, por edhe anëtarëve të tjerë të kastit dhe ekuipazhit në festimin e premierës speciale.

“Lil Nas X: Long Live Montero” është planifikuar gjithashtu të mbajë shfaqje shtesë gjatë festivalit më 14 shtator dhe më vonë në 16 shtator.

Performuesi u bë i njohur me këngën e tij të suksesshme të vitit 2019, “Old Town Road”, ku shfaqej Billy Ray Cyrus. Lil Nas X theu një rekord kur kënga kryesoi listën amerikane të Billboard Hot 100 për 19 javë.

Gjatë karrierës së tij të deritanishme, reperi ka marrë edhe vlerësime të shumta, si dy “Grammy”, pesë “Billboard Music Awards”, si dhe dy çmime “BET Hip Hop Awards”. /Telegrafi/