Telegrafi

Paralajmërim për cunami, një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.4 Rihter godet Alaskën

Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) njoftoi në faqen e saj të internetit, se një tërmet shkatërrues goditi shtetin federal të Alaskës mëngjesin e sotëm.

Sipas USGS, fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra ishte 106 kilometra në jug të Send Point.

Reuters raporton se autoritetet amerikane kanë lëshuar një paralajmërim për cunami, transmeton Telegrafi.

Ai thekson se USGS njoftoi se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 9.3 kilometrash. /Telegrafi/