Site icon Telegrafi

Parajsë në tokë: Laryshi ngjyrash të kopshtit legjendar që mbeti pa vizitorë këtë vit

Nëse nuk e keni ditur, ekziston kopshti më i bukur i tulipanëve në botë që duhet ta vizitoni patjetër sa më shpejt kur plotësohen kushtet për një gjë të tillë

Ky vit është i veçantë, sepse kopshti legjendar i tulipanëve holandezë Keukenhof është i mbyllur, për herë të parë pas 70 vjetëve!

Mund të mos ketë asnjë vizitor, por lulet e mrekullueshme të kësaj “kuzhine kopshti” janë ende atje, dhe falë fotografive të bukura, ne gjithashtu kemi mundësinë t’ia hedhim një sy kësaj parajse në tokë, transmeton Telegrafi.

Ka diçka të veçantë në këto shtigje “të zbrazëta” të Keukenhof-it që duket se ftojnë miliona turistë të kthehen në këtë larushi të ngjyrave të mrekullueshme dhe të shëtisin përsëri nëpër to.

Siç thotë vetë fotografi Albert Dross, kjo ishte një mundësi unike për të që të fotografonte një kopsht të magjishëm pa vizitorë.

Jo vetëm që kjo hapësirë, të paktën sipas tij, dukej më e mira (dhe më e çuditshmja!) deri më tani, por ky ishte edhe muaji me më së shumti diell që ka pasur ndonjëherë në Holandë, që sigurisht kontribuoi në faktin se çdo petal në fotografitë që po bashkëngjitim sot të duket hyjnor.

E vetmja gjë për të cilën na vjen keq është fakti që fotografitë nuk mund të na transmetojnë aromën e këtij kopshti mahnitës.

/Telegrafi/

Exit mobile version