Telegrafi

Parajsa e të divorcuarve (Foto)

Maldivet – një ishull i vogël me afër 1.200 banorë, bukur larg nga India, të cilin mund ta keni parë në kartolinat më të bukura turistike – në shikim të parë mund të duket si një parajsë e vërtetë.

Shtëpiza të vogla që lundrojnë mbi ujërat e kristalta, me peshq të të gjitha llojeve që ju notojnë nën këmbë.

Drunjtë e mrekullueshëm të palmave të rrethuara me shtretër prej rrjete, të përkryera për gjumin e pasdites.

Ishulli i mijëra muajve të mjaltit, por edhe i një mijë divorceve, shkruan “The Associated Press”, transmeton “Koha Ditore”.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, pothuajse çdo tridhjetëvjeçare nga Maldivet është e divorcuar. Jo një herë. Jo dy herë. Por të paktën tri herë. Tri divorce para moshës tridhjetëvjeçare dhe kjo është vetëm mesatarja. Por, cili është shpjegimi për këtë dukuri.

Maldivet kanë shkallën më të lartë të divorceve në të gjithë botën. Në të vërtetë, shteti edhe ka zënë vend në librin e rekordeve botërore “Guinness” për këtë dukuri.