Paraja virtuale, Bitcoin, tashmë zyrtarisht kategorizohet si lëndë e parë, ashtu si nafta apo mielli.
Këtë vendim ka marrë komiteti i tregtimit të lëndëve të para, që nga ana tjetër njofton edhe se ka ngritur një padi ndaj Bitcoin Exchange për lehtësimin e mundësisë së shkëmbimit në platformën online. Duke marr shkas nga padia, ky komitet zbuloi se Bitcoin dhe të gjitha monedhat e tjera virtuale në fakt përmbushin çdo kriter të të qënit lëndë e parë.
Monedha virtuale tashmë hyn zyrtarisht nën juridiksionin e këtij komiteti. Tashmë prej kohësh, në tregje, debati mbi kategorizimin e Bitcoin ka qënë në fokus. Implikimet e këtij vendimi nga ana tjetër janë të shumta. Këmbimi i monedhës virtuale dhe çdo veprim tjetër, do të hyjë në rregullatorët e kësaj agjencie. Në raste kundravajtje, siç mund të jenë manipulimet, komiteti do të jetë në gjendje të ngrejë akuza ndaj fajtorëve.
Edhe në rast se një kompani do të dojë të operojë nëpërmjet një platforme të këmbimit të Bitcoin, do ti duhet të regjistrohet zyrtarisht. Coinflip, që është edhe kompania ndaj të cilës u ngritën akuzat, është ndër të vetmet në treg që ofron shkëmbime të derivatëve të Bitcoin. /Telegrafi/