Autoritetet paraguaiane njoftuan se kishin bërë konfiskimin më të madh të kokainës në historinë e vendit pasi zyrtarët u befasuan kur gjetën më shumë se katër tonë drogë të fshehur në një ngarkesë sheqeri që supozohej të transportohej në Belgjikë.
Presidenti Santiago Pena u tha gazetarëve se zbulimi rekord, i koduar “Operacioni Sweet”, shtoi një tjetër “episod shumë të trishtuar” në historinë e Paraguait që e transformoi vendin me vendndodhje strategjike në një qendër kryesore të trafikut të drogës në rajon.
Pena ka shpresë se me sekuestrimin e fundit, i vlerësuar në rreth 240 milionë dollarë, do të prishte tregtinë e kokainës ndërsa shtoi se policia po ndiqte personat përgjegjës.
📍Operativo Dulzura | Histórico decomiso de cocaína en Paraguay
Los 4.013 kilos de la droga confiscada ayer lunes por la @senad_paraguay en coordinación con la @DNITaduanapy y el @MinPublicoPy en el Puerto Caacupemi ya se encuentra resguardada en la base de operaciones de la… pic.twitter.com/y6vYKZnVek
— Py Urgente (@py_urgente) July 16, 2024
“Unë mendoj se u dërgon një sinjal bandave të organizuara që të mos përdorin Paraguain si tranzit, ata do të ndeshen këtu me forcat e rendit që janë të vendosur dhe që punojnë në mënyrë të koordinuar,” tha ai.
Agjentët nga agjencia kundër drogës e Paraguait, e njohur si Senad, filluan të hënën të shpaketonin kontejnerë të transportit të mbushur me thasë 40 kilogramësh sheqer në Puerto Caacupema, një port lumor në kryeqytetin Asuncion. Edhe sot vijon klasifikimi dhe matja e kokainës që fshihej në ngarkesë.
Nuk dihet ende se nga vjen droga. Ndryshe nga Bolivia, Kolumbia dhe Peruja e afërt, Paraguai nuk prodhon kokainë. Por vitet e fundit, vendi i vogël pa dalje në det është bërë lajm botëror si një parajsë për kontrabandë – për cigare dhe mallra luksi përveç drogës.
Kjo ka shkaktuar korrupsion dhe madje edhe dhunë në një vend të pamësuar më parë me dhunën e lidhur me drogën. /Telegrafi/