Në Kosovë janë 1200 institucione private dhe 600 publike shëndetësore. Për të gjitha këto institucione shëndetësore, ka vetëm shtatë inspektorë në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shaban Osmanaj, inspektor në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se me këtë numër, këto institucione mund të inspektohen vetëm një në katër vjet.
Ndonëse për çdo vit kërkohet rritje e numrit të tyre, një gjë e tillë nuk ndodh për shkak të mungesës së buxhetit. Por, Osmanaj thotë se numri i inspektorëve ndër vite madje është zvogëluar:
Përveç këtij numri të institucioneve private të licencuara, ka edhe të tjera që funksionojnë pa licencë. Ministria thotë se vetëm vitin e kaluar janë mbyllur 11 institucione private shëndetësore.