Telegrafi

Paradite e mbulojë bora, fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” kthehet në gjendje normale

Këtë vikend zhvillohet derbi në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Reshjet e borës në mëngjesin e sotëm e kanë zbardhur fushën e këtij stadiumi.

Mirëpo nuk është vonuar shumë dhe ekipi kujdestar i stadiumit ka kryer punën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme duke e pastruar atë.

Në fotografinë e publikuar shihet se fusha është në gjendje të mirë dhe se në të mund të luhet ndeshja më interesante e kësaj jave.

Prishtina – Ballkani luhet të premten dhe fillon nga ora 17:00./KosovaPress/