Telegrafi

“Paradiso” sjell 250 materiale të granitit, mermerit dhe qeramikës – investimet arrijnë në 5 milionë euro (Video)

Kompania për Qeramikë, Granit dhe Mermer “Paradiso”, në 25 vjetorin e themelimit të saj ka bërë një investim prej pesë milionë eurosh.

Në një hapësirë prodhuese prej 2 mijë metrash katrorë, hapësirë promovuese prej 600 metrash katrorë, me rreth 250 materiale në stok dhe 70 punëtorë të angazhuar në këtë biznes – janë pikërisht këto elemente që e bëjnë “Paradison” kompaninë më të fuqishme në rajon.

Drejtori i kompanisë “Paradiso”, Alban Uka ka theksuar për Telegrafin se ata ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve për konsumatorin kosovar, duke filluar me shërbimin prej pjesës së banjos, pllakave të qeramikës (sanitarive), atë që njihet si biznesi i joni kryesor – gurin, si tavolinat e kuzhinës, banjos, dyshemeve, fasadave dhe gjithçka që ka të bëjë me enterierin dhe exterierin, etj.

“Konsumatori ka mundësi për një zgjedhje tepër të madhe dhe të larmishme”, ka shtuar Uka. /Telegrafi/