Telegrafi

Paradentoza mund të dëmtojë zemrën

 Në të vërtetë, me rastin e nxjerrjes së dhëmbit, pastrimit të gurëve të dhëmbëve ose të përpunimit të paradentozës, në gjak mund të futen mikrobe, të cilat te pacientët me sëmundje të zemrës, mund të shkaktojnë lehtë inflamacionin e mureve të zemrës (endokarditisit).

Ndonëse rrëqethemi sapo të përmendet mjeku i dhëmbëve, megjithatë nuk duhet shtyrë rregullimin me kohë të dhëmbëve dhe shërimin e mishit të dhëmbëve.
Shkencëtarët amerikanë thonë se sëmundjet e dhëmbëve nuk e dëmtojnë vetëm zemrën, por e rrisin edhe rrezikun e abortimit.

Për të parandaluar paradentozën, faktor i rëndësishëm është mbajtja e higjienës orale./Telegrafi/