Telegrafi

Paradentoza dhe karcinoma

Revista “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention” njofton se paradentoza në masë më të madhe shton rrezikun e zhvillimit të karcinomës së zgavrës së gojës dhe fytit.

Ekspertët amerikanë nga Instituti për kërkimet e kancerit “Roswell Park”, pohojnë se paradentoza kronike shfaqte rrezik të ngjashëm në zhvillimin e kancerit si te duhanpirësit ashtu edhe te jo-duhanpirësit.

Shkencëtarët sugjerojnë se për të parandaluar paradontozën, rrjedhimisht edhe karcinomën e zgavrës së gojës dhe fytit, faktor i rëndësishëm është mbajtja e higjienës orale.