Site icon Telegrafi

Paradat e reja të portierit amerikan

Hurskainen 24 vjeçar publikoi videon më të re në të cilën ai paraqet “paradat” më të reja. Në këta numra paraqitet edhe goditja e shtyllës nga largësi të pabesueshme, futja e topit në kontenierin i cili gjendet në pjesën e pasme të golfit derisa makina është në lëvizje, si dhe paradën mbi makinë.

Duket se ky “golman” i shkathtë mund t’i godas dy shtylla me një shut, ku topi nga njëra shtyllë godet tjetrën.

Hurskainen videon e parë e postoi në shkurt duke treguar aftësitë e tij me goditjet e sakta dhe mbrojtjet e shkëlqyeshme.

Disa nga 2.5 milionë njerëzit që kanë shikuar videot e tij thonë se numrat kanë një saktësi të pabesueshme dhe se ndoshta janë të manipuluar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version