Site icon Telegrafi

Parada për “qejfin” e Trumpit do t’u kushtojë amerikanëve hiq më pak se 92 milionë dollarë!

Një paradë ushtarake e kërkuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mund të kushtojë më shumë se 90 milionë dollarë, tha një zyrtar amerikan, duke cituar shifrat e planifikimit të përkohshëm, pothuajse tre herë më shumë se një vlerësim më i hershëm i Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtari, duke folur në kushtet e anonimitetit, tha se vlerësimi i kostos prej rreth 92 milionë dollarësh nuk ishte miratuar ende nga sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis dhe ende mund të ndryshohej dhe mund të përfshiheshin më shumë opsione.

Në shkurt, përcjell tch, Trump kërkoi nga Pentagoni të planifikonte një paradë në kremtimin e trupave amerikane, pasi presidenti republikan u mrekullua në paradën ushtarake të Ditës së Bastijës, që ai ndoqi në Paris vitin e kaluar.

Më parë këtë vit, shefi i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë tha se parada e planifikuar për në nëntor, do t’i kushtonte taksapaguesve amerikanë midis 10 milionë dhe 30 milionë dollarë.

Dëmet që pritet të shkaktojë parada ushtarake janë disa, duke filluar që nga ndotja e rëndë e ajrit dhe deri te dëmtimi i infrastrukturës nga rrotat e tankeve dhe makinerive të tjera të rënda.

Këshilli i Qarkut të Colombias u tall me idenë e një parade në Pensilvani Avenue, 1.9 kilometra e gjatë, midis Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë, ku ndodhet edhe hoteli Trump International.

Paradat ushtarake në Shtetet e Bashkuara janë përgjithësisht të rralla. Parada të tilla në vende të tjera zakonisht organizohen për të festuar fitoret në betejë ose shfaqjen e fuqisë ushtarake.

Në vitin 1991, tanket dhe mijëra trupa u paraqitën përmes Uashingtonit për të festuar rrëzimin e forcave irakiane të Presidentit Saddam Hussein nga Kuvajti në Luftën e Gjirit.

Exit mobile version