Dhjetëra mijëra tifozë të Liverpoolit do të dalin nëpër rrugët e qytetit që ta festojnë triumfin e Redsave në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i Jurgen Klopp u shpall kampioni i Evropës për të gjashtën herë pas fitores (2-0) kundër Tottenham Hotspur në Madrid.
Për ta festuar këtë arritje të jashtëzakonshme, skuadra do ta ekspozojë trofeun përmes një autobusi me kulm të hapur gjatë ditës së diel që do të kulmojë me festimin në skelën e qytetit,
Parada do të nisë rreth orës 17:00 (me orën tonë) dhe do të vazhdojë në gjithë qytetin e Liverpulit (duke filluar nga Allerton Maze, në Queens Drive, Mill Bank, West Derby Road, Islington, Leeds Street dhe The Strand).
Parada do të përfundojë Blundell Street në skelën e ujit, ku mbahen festivalet ‘The Mersey River Festival’ dhe ‘Bordeaux Wine Festival’
Një zëdhënës policie në Merseyside ka thënë se presin dhjetëra mijëra njerëz të dalin në rrugë për të festuar. Komuna e Liverpulit i ka këshilluar tifozët që të jenë të kujdesshëm, ndërsa i ka njoftuar qytetarët për mbylljen e rrugëve për kalim të automjeteve. /Telegrafi/
Congratulations to @LFC for winning the #ChampionsLeague!
A victory parade tomorrow 2nd June means that there will be changes to services throughout the city.Find out more: https://t.co/X8iy6l3exX #LFCParade #UCL #ChampionsLeague pic.twitter.com/guBqxLofv7
— Liverpool City Council (@lpoolcouncil) June 1, 2019