Site icon Telegrafi

Parada e shqiptarëve në Tiranë, më 28 nëntor mblidhen 125 bashki nga trojet shqiptare

Parada e Shqiptarëve për herë të parë do të mbahet në Tiranë.

Më 28 nëntor  125  bashki nga trojet shqiptare përfshirë arbëreshët e Italisë do të jenë bashkë në kryeqytetin shqiptar në 111  vjetorin e Pavarësisë.

Aktiviteti do të organizohet nga Bashkia e Tiranës  në bashkëpunim me  “Rrënjët Shqiptare”.

“Tirana do të mirëpresë krahëhapur, me këngë e valle, çdo shqiptar që ka dëshirë të na bashkohet në festën tonë të madhe. “

Veliaj apeloi për tu mbledhur të gjithë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  ku parashikohet të nisë  dhe parada.

“Është një nga ato ditë kur dritaret e shtëpive tona skuqen nga flamujt kuqezi, kur zemra e çdo shqiptari rreh njësoj, dhe secili prej nesh ka dëshirë ta thotë me zë të lartë: “O sa mirë me qenë Shqiptar”! E ku ka më bukur se sa Ditën e Flamurit ta festojmë të gjithë bashkë, këtu, në Tiranë! Prandaj, këtë vit, kemi menduar të organizojmë diçka krejt të veçantë, që do ta mbajmë mend gjatë”.

“Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, m’u në zemër të kryeqendrës së shqiptarëve, vjen “Parada e Shqiptarëve” – një festë e paharruar për Ditën e Pavarësisë, plot ngjyra e hare, me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit, për t’u mbledhur së bashku në një paradë kushtuar historisë, trashëgimisë dhe kulturës sonë”, tha ai.

Parada e kthyer në traditë në New York   pas Tiranës  parashikohet të shkojë në Prishtinë, Shkup e Ulqin.

Exit mobile version