Telegrafi

Parada e Krenarisë: Tuna performon në koncertin “Krejt bashkë”

Foto: Facebook

Në Kosovë është duke u mbajtur Parada e gjashtë e Krenarisë në përkrahje të komunitetit LGBTQI+.

Në kuadër të kësaj po mbahet edhe një koncert në Pallatin e Rinisë i quajtur “Krejt Bashkë”.

Janë disa artistë shqiptarë që kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre dhe kjo tashmë është dëshmuar edhe përmes rrjeteve sociale.

E tillë konsiderohet dhe këngëtarja e njohur nga Maqedonia, Altuna Sejdiu – Tuna, e cila ishte paraparë të performonte nga ora 13:00.

Lexo po ashtu Në Prishtinë mbahet Parada e gjashtë e Krenarisë - Vesa Luma shpreh mbështetje për LGBTIQ+

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e “Prishtina Pride” në një postim të shpërndarë në Facebook.

Parada e gjashtë e Krenarisë

Përkrahjen ndaj këtij komuniteti e ka shprehur gjithnjë edhe artistja tjetër, Vesa Luma.

Ajo madje vite më parë kishte realizuar edhe një këngë të quajtur “I ndalur”, që flet për një dashuri të ndaluar pa marrë parasysh gjininë e llojin e njerëzve. /Telegrafi/

Parada e gjashtë e Krenarisë