Telegrafi

Paracetamoli nuk preferohet për dhimbjet e shpinës

Hulumtimi i tyre është bërë në 13 klinika ndërsa është publikuar në “Pritish Medical Journal”. Ata kanë ardhur në përfundim se përdorimi i paracetamolit për dhimbjet e shpinës nuk ka efekt dhe nuk ndalë dhimbjet.

Për më shumë, grupi ka paralajmëruar se përdorimi i shpeshtë i paracetamolit mund të krijojë problemet me veshkë. Këta ekspertë kanë thënë se pacientët duhet të konsultohen me doktorin para se të përdorin medikamentet.

Dhimbjet e shpinës janë çrregullim shëndetësor dhe vlerësohet se vetëm në Britani të Madhe janë 26 milionë njerëz me dhimbje të shpinës.

Një ekip i Universitetit të Sydneyt ka siguruar të dhëna për 13 drogat që janë përdorur te 5 mijë pacientë, transmeton Koha.net. Ata kanë ardhur në përfundim se paracetamoli nuk kishte efekt te dhimbjet e shpinës. /Telegrafi/