Telegrafi

I paraburgosuri që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, dëshmitar kryesor në rastin Dehari?

Një i paraburgosur me inicialet N.M ka ndërruar jetë sot në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Lajmin për vdekjen e të paraburgosurit e ka konfirmuar përmes një komunikate Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Por, Xhelal Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se personi i vdekur ka qenë dëshmitari kryesor në rastin e Astrit Deharit.

Lexo po ashtu Vdes i paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

“Në burgun e Lipjanit vdes dëshmitari kryesor, ish-cimeri i dhomës së Astrit Deharit. Çka po ndodhë…”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ndryshe në komunikatën e Shërbimi Korrektues të Kosovës është thënë se “Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reanimuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”./Telegrafi/