Telegrafi

I paraburgosuri ikë nga Zyra e gjyqtarit në Gjykatën Themelore Shkupi 1

Në Gjykatën Themelore Shkup 1, dje rreth orës 10 nga Zyra e gjyqtarit, është arratisur A.B. (29) nga fshati Haraçinë, përcjellë Telegrafi Maqedoni.

Pasi gjyqtari ishte duke nënshkruar urdhërin dhe policët në ndërkohë kanë dalë jashtë zyrës, A.B. e ka shfrytëzuar rastin dhe ka ikë, ka kërcyer nga dritarja e hapur e zyrës, thonë nga MPB.

Përndryshe, A.B. çdo të hënë është paraqitur në gjykatë në lidhje me rastin për ‘kontrabandim të emigrantëve’. /Telegrafi/