Site icon Telegrafi

Paraburgosjes së Goran Grujoskit i janë gëzuar shumë familjarët e të dënuarve në rastin ”Detonator”

Paraburgimi i mbrëmshëm i Goran Grujoskit, i dyshuari kryesorë i lëndës ”Fortesa” të PSP-së, i ka gëzuar shumë familjarët e të dënuarve në operacionin policor, ”Detonator”, i zbatuar para katër vitesh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas reagimit të familjarëve të të dënuarve të këtij rasti, Zoti është i madh dhe se janë ndriçuar shpirtërat e tyre. Ata thonë se, pas dënimit të të pafajshmëve të ”Detonator”, shumë nëna janë sëmurë, shumë motra kanë qarë nëpër spitale, shumë bij e bija janë rritur pa prindër, por ka ngelur që të arrestohen edhe Gordana Jankullovska, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov./Telegrafi/

Exit mobile version