Sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jahi Jahiu, i cili dyshohet nga Prokuroria për ryshfet, ka përfunduar në burgun “Shkupi” në Shuto Orizare.
Të dyshuarit Jahiu, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, për shkak të rrezikut nga arratia dhe mundësisë së përsëritjes së veprës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Duke vepruar me propozim të Prokurorisë, gjykatësi i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve”, thonë nga Gjykata Penale për Makfaks.
Ndryshe, sipas informacioneve që i publikoi sot Prokuroria, Jahiu ka kurdisur tenderë në ministri, në mënyrë që ka favorizuar kompani të caktuar për fondet evropiane./Telegrafi/