Prokuroria Publike njofton se i është caktuar paraburgim tetëditorë 46 vjeçarit D. S, shtetas i Serbisë, kurse ndaj 60 vjeçarit GJ. V nga Maqedonia, i është caktuar masa e kujdesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto masa janë caktuar për shkak se të dy personat dyshohen si shkaktarë të aksidentit të rëndë në magjistralen Udovë – Demir Kapi, ku jetën e humbën burr e grua, ndërkaq djali i tyre ka shpëtuar dhe nga njoftimet e fundit, bëhet e ditur se gjendja e tij shëndetësore është stabile./Telegrafi/