Prokuroria Themelore Publike – Gostivar ka nisur procedurë kundër një personi banor i Banjicës së Poshtme në Gostivar, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “prodhim i paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”.
“I dyshuari 24-vjeçar, më 31 gusht ka blejtur dhe mbajtur 6.58 gram lëndë narkotike – marihuanë. Gjatë kontrollit nga ana e zyrtarëve të stacionit policorë në Gostivar, lënda narkotike është konfiskuar”, thonë nga Prokuroria.
Ata shtojnë se duke vlerësuar se janë përmbushur të gjitha bazat ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, prokurori kompetent ka dorëzuar propozim tek gjykatësi i procedurës paraprake.
Gjykata e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është caktuara masa e paraburgimit prej 30 ditëve./Telegrafi/