Gjykata ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, katër të akuzuarve për sulmin ndaj Ziadin Selës më 27 prill.
“Me propozim të prokurorit publik, gjykatësi i procedurës paraprake ju ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, katër të akuzuarve për veprën “tentim për vrasje”, njoftoi Prokuroria Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për personin e pestë për të cilin prokuroria gjithashtu propozoi masën e paraburgimit, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjykata do të vendos më vonë.
Procedura që është ngritur ndaj tyre ka të bëjë me ngjarjet në Kuvend më 27 prill, ditën kur u zgjodh kryetari i ri./Telegrafi/