Telegrafi

Paraburgosen tre deputetë të OBRM-PDUKM-së (Foto)

Gjykata Penale në Shkup ka vendosur paraburgim për deputetët Sasho Vasilevski, Kërste Mukoski dhe Ljuben Arnaudov, bën të ditur A1on.

Deputetët u dërguan në paraburgim nga dera e pasme duke përdorur automjetet policore.

Përndryshe, gjashtë deputetët janë pjesë e akuzave për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë, për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqdonisë./Telegrafi/