Site icon Telegrafi

Paraburgim shtëpiak për Stevçe Jakimovskin

Ish kreut të komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski i është caktuar paraburgimi shtëpiak për keqpërdorimi me legalizimin e objekteve ndërtimore dhe tokës shtetërore.

Prokuroria për krim të organizuar kërkoi paraburgim, po për shkak arsyeve shëndetësore i është caktuar masa e paraburgimit shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jakimovski nëntë orë ishte në Gjykatën Penale bashkërisht me dy bashkëpunëtorë të tij të punësuar në komunë, të gjithë të dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas aktakuzës, Jakimovski nga pozita e kryetarit të komunës i ka mundësuar tre firmave të të fitojnë tokë në pronësi shtetërore, kështu që e ka legalizuar në kundërshtim të ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version