Prokurori Publik kompetent nga Prokuroria Themelore Shtip, duke vepruar për kallëzimin penal nga MPB-ja, solli urdhër për zbatimin të hetimit kundër një personi nga Shkupi, i punësuar në MEPSO. I dyshuari ngarkohet se ka kryer vepër penale, marrje të ryshfetit, njoftoi Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.
Prokurori Publik, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, deri te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shtip dorëzoi propozim për caktim të masës paraburgim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësi i procedurës paraprake me vendim të dyshuarit i caktoi masë paraburgim shtëpiak. Ndaj vendimit të këtillë, Prokuroria Publike sot deri te Këshilli i Gjykatës Themelore Shtip dorëzoi ankesë.
I dyshuari si ekspert ka kërkuar dhe marrë 2.000 eurove për vërtetim të ekspertizës veçmas të përgatitur ekonomiko-financiare. Më 6 tetor sipas marrëveshjes paraprake i dyshuari ka marrë paratë e shënuara nga denoncuesi, me ç’rast pas intervenimit të personave të autorizuar zyrtarë janë gjetur te i dyshuari dhe ai është arrestuar, qëndron në kumtesën./Telegrafi/