Prokuroria Publike Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për një person për vepër penale të kryer “Grabitje” nga neni 237 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë.
Personi është i dyshuar se më 16.10.2018, duke kërcënuar me pistoletë plastike, ka kryer grabitje në zyrën e Postës së shpejtë në Aerodrom, ku ka marrë një shumë parash, ndërsa të punësuaren e ka mbyllur në banjo duke ikur nga vendngjarja. Gjatë grabitje personi nuk ka qenë i maskuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prokurori Publik deri te gjykatësi në procedurë të mëparshme dorëzoi propozim për caktimin e masës paraburgim për të dyshuarin, por gjykatësi mor vendim ku personi i shqiptohet masë për paraburgim shtëpiak./Telegrafi/