Gjykata Penale i ka shqptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Bogdan Ilievskit, i njohur si “Betmeni”, për pjesëmarrje në dhunën në Kuvend më 27 prill, njofton Makfaks.
Ai dje u mor në pyetje dhe ngarkohet me akuzën për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Penale paraburgim prej 30 ditësh i ka shqiptuar edhe Mitko Çavkovit, Igor Durllovskit, Oliver Radullovit dhe personave O.P dhe M.P.
Ndërsa për E.B dhe S.M gjykatësi vendosi t’ua caktojë masën e arrestit shtëpiak./Telegrafi/