Telegrafi

Paraburgim për vrasësin e një qytetari në një dasëm në Likovë

Prokuroria Themelore e Kumanovës ka nisur procedura gjyqësore ndaj personit, i cili më 25 korrik, në një dasëm, nxori pistoletë dhe me paramendim qëlloi B.H, duke e lënë të vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai do të procedohet për veprën penale të vrasjes dhe të armëmbajtjes pa leje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese.

Një prokurorë ka vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore për të kërkuar paraburgimin tridhjetëditorë të të dyshuarit, propozim që është pranuar nga Gjykata e Kumanovës./Telegrafi/