Site icon Telegrafi

Paraburgim për vozitësin e kamionit që shkaktoi aksident në qarkoren e Shkupit

Foto: Arkiv

Prokuroria Publike Shkup ngriti procedurë për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” kundër vozitësit të kamionit që shkaktoi aksident në qarkoren e Shkupit ku humbën jetën dy persona.

Gjykata Themelore e Shkupit, me propozim të Prokurorisë, i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në njoftim nga prokuroria sqarojnë në detaje për aksidentin dhe duke vlerësuar rrethanat ligjore, prokurori publik ka kërkuar paraburgim për vozitësin për shkak të dyshimeve se mund të arratiset.

Lexo po ashtu Pas aksidentit të djeshëm Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon standarde të reja për kontrolle në rrugë

Gjyqtari në procedurë paraprake e pranoi propozimin dhe i caktoi masën e paraburgimit për tetë ditë vozitësit të kamionit./Telegrafi/

Exit mobile version