Telegrafi

Paraburgim për të miturin nga Drenasi i cili vodhi në xhaminë e Gjilanit

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të miturit G. G.,në kohëzgjatje prej 1(një)muaji.

“I mituri shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Komunën e Drenasit, dyshohet se ditë më parë me dashje, me anë të përdorimit të forcës ka hapur kasafortën e xhamisë në fshatin Malishevë e Poshtme, Komuna e Gjilanit, duke i marr shumën prej katërqind (400) Euro nga kjo kasafortë.

Me këtë veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 2 nënparagrafi 2.2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin për media.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/