Telegrafi

Paraburgim për të dyshuarin për abuzim seksual të fëmijës

Prokuroria themelore publike e Shkupit ka urdhëruar procedurë hetimore për një person të dyshuar për abuzim seksual të fëmijës në Shkup, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake të dyshuarit ia ka shqiptuar masën, paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Prokuroria themelore publike – Shkup ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për një person të dyshuar se ka bërë vepër penale – sulm seksual ndaj fëmijës që nuk i ka mbush 14 vjet nga neni 188  paragrafi 1 nga Kodi penal”, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë.

I dyshuari ngarkohet se në datën 22 të këtij muaji, rreth orës 19:30 ka kryer abuzim seksual ndaj një vajze 11 vjeçare në një garazhe në Shkup.

Me propozim të prokurorit kompetent, gjykatës i procedurës paraprake të dyshuarit i ka caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh./Telegrafi/