Site icon Telegrafi

Paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Shuto Orizare

Prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike ka sjellë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “vrasje”.

“Gjatë ditës së djeshme, pas mosmarrëveshjes verbale dhe përleshjes fizike të dy kushërinjve në lagjen Shuto Orizare, i dyshuari me thikë ka hyrë në shtëpinë e të dëmtuarve, me qëllim që ta vras kushëririn e tij. Duke e goditur në pjesën e gjoksit i ka shkaktuar dy plagë në trup. Me qëllim që t’i ndajë, mes dy të dëmtuarve është gjetur bashkëshortja e të dëmtuarit pas çka i dyshuari ka goditur me thikë në pjesën e zemrës tani më të ndjerën”, thonë nga PTHP.

Prokurori publik deri tek gjyqtari i procedurës paraprake ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin./Telegrafi/

Exit mobile version