Site icon Telegrafi

Paraburgim për shtetasin shqiptarë, i konfiskohen lëndë narkotike

Prokuroria Themelore Publike-Veles ka sjell vendim për ngritjen e procedurës hetimore kundër 26 vjeçarit, shtetas i Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

I dyshuari më 19 tetor ka tregtuar substance narkotike, drogë-marijuanë në sasi prej 9.97 kilogram, të cilën e kishte fshehur në makinën tij të tipit Mercedes Benz me targa të Shqipërisë.

Gjatë bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë dhe doganës në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, është gjetur dhe konfiskuar droga.

Duke pas parasysh rrezikun nga arratisja apo përsëritjen e veprës penale, Prokurori Publik i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore-Veles ka sjell propozim-vendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit. Propozimi është pranuar nga ana e Gjykatës dhe të dyshuarit I është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Exit mobile version