Prokurori publik kompetent nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit sot urdhëroi për hapjen e procedurës hetimore ndaj një personi, shtetas bullgar, për të cilin dyshohet se ai ka kryer vepër penale “kontrabandë me emigrantë”.
I dyshuari, në prag të festës së krishtere, transportoi ilegalisht tetë veta, emigrantë me origjinë nga Iraku. Ai, me një kamion mallrash “Ford Transit” me targa të Bullgarisë, me qëllim për t’i transportuar ilegalisht në vendet e Evropës Perëndimore, i ka marrë emigrantët nga Selaniku”, thonë nga Prokuroria.
Nga Prokuroria gjithashtu thonë se i dyshuari i ka fshehur emigrantët në automjet dhe ka kaluar vendkalimin kufitar në Bogorodicë, pastaj përmes autostradës E-75 arriti në vendkalimin kufitar Tabanovc. Gjatë kontrollit të automjetit nga ana e zyrtarëve doganor të Maqedonisë, u zbuluan tetë emigrantë, ndërsa shoferi u arrestua.
Prokurori kompetent, duke vlerësuar përmbushjen e kushteve, ia paraqiti gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1 Shkup një propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Gjyqtari e pranoi propozimin dhe vendos masën e 30 ditë paraburgim për personin e dyshuar./Teegrafi/