Telegrafi

Paraburgim për Sabedin Rekën e Valsat Sejdiun

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, ka konfirmuar për Rajonipress këtë vendim.

Sabedin Reka nga Kaçaniku është shtetas i Maqedonisë, si dhe Valsat Sejdiu. Ky i fundit me vendbanim në Binqë të Vitisë. Ata janë të dyshuar për vjedhjen e kishave serbe në Kllokot, Partesh, Binqë dhe Budrikë .

Haziri tha se në arrati ndodhen edhe tre të dyshuar tjerë, shqiptarë, po ashtu shtetas të Maqedonisë. /Telegrafi/