Gjykatësi i procedurës paraprake në Maqedoni, mbrëmë ka sjell vendim për pesë të dyshuarit në lëndën “Perandoria” që të qëndrojnë në burg 30 ditë, pas marrjes së pyetje për 10 orë. Vendimet e gjykatësit dhe dërgimi i tyre në burgun e Shuto Orizares u bë pas mesnate, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Paraburgim ju është caktuar: afaristit Orce Kamçev, bashkëpunëtorit të tij Nenad Josifoviq, drejtorit të kompanisë “Eksiko”, Todor Mirçevski dhe gjithashtu për personat Cvetan Pandeleski dhe Zorica Arsovska.
Kjo lëndë e Prokurorisë Speciale Publike është për larje parash, shoqërim kriminal dhe mashtrim. /Telegrafi/