Doganat e Maqedonisë njoftojnë se në vendkalmin kufitar në Deve Bait është penguat kontrabandimi i 10 kilogramëve marihuanë.
Gjatë tentimit të daljes nga Maqednia, më 27 mars është raportuar se një veturë me regjistrim të Shqipërisë, e drejtuar nga një shtetas i Shqipërisë, po transportonte marihuanë.
Gjatë kontrollit janë gjetur 16 pako. Ndaj drejtuesit të automjetit është ngritur kallëzim penal dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditorë./Telegrafi/