Prokurori Publik nga PTHP Shkup mori urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 26 vjeçarit nga Shkupi për dy grabitje.
Siç njoftojnë nga prokuroria, ai më 5 gusht ka hyrë në hapësirat e shoqërisë financiare ‘M KESH” në qendrën tregtare ‘Palona Bjanka’ dhe me pistoletë ka kërcënuar të punësuaren. Më pastaj është drejtuar në byronë e punës dhe ka marrë 21.4000 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më 8 gusht, me forcë ka hyrë në hapësirat e shoqërisë financiare ‘Tigo Finance’ në rrugën ‘Gjorçe Petrov’, ka nxjerë pistoletën, dhe ka kërcënuar 2 të punësuare që kanë qenë në objekt. Ai ka marrë 242.600 denarë.
Për shkak rrezikut nga arratisja dhe përsëritje të veprës pena;e, prokurori publik tek gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Penale të Shkupit propozoi paraburgim për personin e dyshuar./Telegrafi/