Site icon Telegrafi

Paraburgim për një person në Shkup, dyshohet për vjedhje

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryerveprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Prodhimi dhe prokurimi i armëve dhe mjeteve me qëllim kryerjen e veprës penale”.

Më 24 shkurt, i dyshuari së bashku me një person tjetër i cili ende nuk është identifikuar, kanë hyrë në ambiente të mbyllura dhe kanë marrë pronën e luajtshme të dikujt tjetër me qëllim për ta përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme.

Pasi i dyshuari paraprakisht kishte bërë çelësa fals për hapjen e dyerve, ai së bashku me bashkëpunëtorin e tij me dhunë kanë punuar në bravën e hyrjes së një banese në rrugën Dame Gruev.

Pasi e kanë zhbllokuar, kanë hyrë në banesë, e kanë bastisur dhe kontrolluar, si dhe kanë marrë 250 euro në prerje të ndryshme, mes tyre një çantë argjendi, stoli dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, duke konsideruar se ekziston rreziku i arratisjes./Telegrafi/

 

Exit mobile version