Site icon Telegrafi

Paraburgim për një 37-vjeçar nga Manastiri, dyshohet për tregti të paligjshme me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka dhënë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” në pajtim me nenin 215 paragrafi 1 të Kodit Penal.

“Për 37-vjeçarin nga Manastiri janë siguruar prova që japin dyshimin se nga muaji shkurt i këtij viti në disa raste ka mbajtur dhe shitur në mënyrë të paligjshme lëndë narkotike – heroinë. Gjatë kontrollit të 10 prillit, policia i gjeti 12 gramë heroinë, të cilën ai synonte t’ua shiste narkomanëve.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Manastir propozim për caktimin e masës së paraburgimit, pasi ka vlerësuar se i dyshuari mund të arratiste, të ndikojë te dëshmitarët apo ta përsërisë veprën penale.

Gjykata pranoi propozimin e prokurorisë dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Exit mobile version