Site icon Telegrafi

Paraburgim për një 22 vjeçar nga Kërçova, dyshohet për përdhunim

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka sjell urdhër për ngritjen e procedurës hetimore kundër një personi nga Kërçova, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, Prokurori publik kompetent deri tek gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës së Gostivarit ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar”, njoftojnë nga Prokuroria e Gostivarit.

Ata shtojnë se gjykatësi ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor.

Exit mobile version